Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Ramës: Të bëhet menjëherë rruga Vlorë-Orikum, fondet u hoqën në mënyrë të paligjshme


Presidenti Meta ka zhvilluar një takim me banorët e Selenicës në Vlorë. Në një reagim në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se zona është braktisur prje vitesh dhe është në mjerim e vuajtje.

Meta thekson se banorët i kanë kërkuar me forcë ndërtimin e rrugës ndërsa ai u ka premtuar se ka bërë përpjekjet e tij për ndërtimin pa vonesa të kësaj rruge.

Ai bën thirrje që kjo rrugë të ndërtohet menjëherë dhe banorët e saj të mos penalizohen nga arroganca, braktisja e korrupsioni.

“Isha sot në Selenicë për të takuar banorët dhe përfaqësuesit e tyre për të dëgjuar shqetësimin e tyre për anulimin e lotit të katërt të rrugës së lumit të Vlorës. Ka një debat të pakuptimtë të kryeministrit, sikur presidenti ka bllokuar aksin Vlorë-Orikum. Së pari pretendimi i banorëve të Selenicës është mëse i drejtë pasi bë kundërshtim me premtimin dhe marrëveshjen pasi kemi një heqje të fondeve në mënyrë jotransparente dhe të paligjshme. Nuk qëndron pretendimi që donatori të heqi fondin pasi nuk egziston, ato janë hequr me vetëdijen e qeverisë sonë. Së dyti ka patur një denoncim nga deputeti Vullnet Sinaj se presidenti pengon lotin e katërt të Selenicës. Presidenti nuk ka bërë asnjë pengim të fondit. Revolta e banorëve të Selenicës është mjaft legjitime.” – tha Meta.

Statusi i Metës

“Mezi kisha pritur të vizitoja Selenicën, këtë qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por të braktisur prej vitesh në mjerim e vuajtje, për të biseduar hapur, sy më sy, me kërkesë të tyre, me banorët e mrekullueshëm të saj. Më njohën me problemet e shumta të përditshmërisë së tyre, nga mungesa e vendeve të punës, investimeve dhe shfrytëzimi pa kriter i tokave bujqësore nga biznesmenë të lidhur me pushtetin. Të gjithë ishin njëzëri në kërkesën kryesore, ndërtimin e rrugës. I informova në detaje për të gjitha përpjekjet e mia të palodhura për ndërtimin pa vonesa të saj dhe për të mos lejuar më talljen me Selenicën, duke i garantuar se përherë do të jem në krahun e tyre. RRUGA E SELENICËS TË NDËRTOHET MENJËHERË dhe banorët e kësaj zone të mos penalizohen më nga arroganca, braktisja dhe korrupsioni.” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *