Vendosni fjalën kyçe....

Nënkryetari i Samsung dënohet me 2.5 vite burg për ryshfet


Zëvendëskryetari i Samsung Electronics, Jay Y. Lee, është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim. Vendimin e ka dhënë Gjykata e Lartë e Seulit.

52-vjeçari ishte dënuar se i kishte dhënë ryshfet një ndihmësi të ish-presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye dhe u burgos në vitin 2017.

Por dënimi u reduktua dhe u kthye në dënim me kusht pas apelit.

Mirëpo, Gjykata Supreme e ktheu rastin sërish te Gjykata e Lartë e Seulit, që mori vendim të hënën për ta dënuar Lee me dy vjet e gjysmë burgim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *