Një grua në SHBA akuzohet se ka vjedhur një kompjuter kaptop ose hard drive nga zyra e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosit, gjatë sulmit në Kapitol më 6 janar. Dhe sipas FBI-së është munduar t’ja shesë atë inteligjencës ruse.
Një agjent i FBI-së i zbuloi këto detaje në një deklaratë të dielën në mbrëmje. Gruaja e akuzuar quhet Riley June Williams dhe është nga Pensilvania.
Vjedhja e pajisjeve elektronike nga zyrat e Kongresit ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm që pas rrethimit të Kapitolit nga mbështetësit e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Prokurori i Përkohshëm i SHBA-ve Michael Sherwin tha se disa nga vjedhjet mund të kishin rrezikuar potencialisht “aksionet e sigurisë kombëtare”.
Siç shkruan Reuters, FBI mori informacion nga dikush që deklaroi se ishte një ish-partner romantik i Williams.
Informatori tha se Williams “kishte për qëllim t’i dërgonte pajisjen kompjuterike një miku në Rusi, i cili më pas planifikonte t’ia shiste pajisjen SVR, shërbimit të inteligjencës së huaj ruse.”
Sipas informatorit, “transferimi i pajisjes kompjuterike në Rusi dështoi për arsye të panjohura dhe Williams ende e ka pajisjen kompjuterike ose e k ashkatërruar atë”. Hetimi mbetet i hapur.