Vendosni fjalën kyçe....

Meta pozon krah gazetarëve në Vlorë: Shembull, që duhet ndjekur dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë


Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta është takuar me gazetarët në Vlorë.

Ai nuk është nguruar në vlerësimet për ta, duke thënë se nga gazetarët e Vlorës duhet të marrin shembull edhe kolegët e tyre në Tiranë. Meta i cilëson si gazetarë kurajozë që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre në shërbim të informimit.

“Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?!
Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik.
Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa ‘profesionistë’ në Tiranë.
I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tonë.”,- shkruan presidenti i cili ka pozuar edhe për një fotografi me kolektivin e gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *