Vendosni fjalën kyçe....

Rama për kontratën sekrete me Pfizer-in: Nëse gjeni një vend të BE-së që e ka bërë publike, do e bëjmë dhe ne


Në konferencën e sotme për gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se përse po e mban sekrete kontratën me Pfizer-in, kur vetë para disa ditësh deklaroi në një program televiziv se do e bënte publike.

Rama tha se nëse del një vend i BE-së që e ka bërë publike marrëveshjen me Pfizer, Shqipëria do të jetë vendi i dytë që nuk do ta ruajë sekretin tregtar me kompaninë e vaksinës dhe do e bëjë publike.

 “Kontrata me Pfizer-in është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk bëhet publike. Përtej dëshirës sime. E deklarova ashtu sepse kjo isjhte dëshira ime, por kontatat janë kontrata dhe klauzola e sekretit tregtar është aty për të gjitha vendet që kanë marrëdhënie me Pfizer-in.

Nëse gjeni një vend të BE-që që e ka bërë publik marrëveshjen, ne do të jemi vendi i dytë që e bëjmë publike.”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *