Kryeministri Rama është përgjigjur sot lidhur me shqetësimet e mësuesve për rritjen e pagës.
Sipas kreut të qeverisë, ajo është bërë në bazë të funksionit ndërsa nuk ka ngurruar të ironizojë kreun e PD-së, Basha.
“Rritja e pagës është bërë sipas funksioneve. Pra nuk është 7 herë 7 bëjnë 42 e kam fjalën.” – tha Rama.
Ai tha se qeveria e drejtuar prej tij duhet të marrë edhe një mandat tjetër për të bërë të mundur përmbylljen e sistemit e për të parë përfitimet e individëve nga sistemi.
“Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm, jo vetëm për ta përmbyllur këtë sistem, por edhe për të parë deri në fund përfitimet e mëdha të individëve dhe shoqërisë prej këtij sistemi. Sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza. Marrëdhënia biznes-shtet ka nisur të hyjë në sistem, marrëdhënia biznes-biznes do hyjë më tej e biznes-konsumator. Është një shtet i tërë në eter. Është një shtet i tërë në kompjuter. Transaksionet do jenë online. Marrëdhënia me sistemin do jetë tërësisht online.” – shtoi kryeministri.