Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik paralajmërojnë për reshje të dendura shiu në datat 22-26 janar në vend.
Intensiteti i reshjeve pritet të ndikojë në prurjet në lumenjtë e vendit duke rritur rrezikun për përmbytje si ato që ndodhen pak ditë më parë.
Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje bashkive e prefekturave që të marrin masa për t’u përballur me pasoja të mundshme.
Zonat më të rrezikuara janë ato të ultësirës veriperëndimore në Shkodër e Lezhë. Edhe për reshjet e 11-16 janarit, IGJEUM paralajmëroi për rrebeshe shiu. Zonat më të prekura nga përmbytjet qenë qarqet e Shkodrës, Lezhës e Durrësit.