Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë, katër nxënëse dërgohen në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë dhe 4 nxënës kanë përfunduar në spital.

Incidenti ka ndodhur në një shkollë private për vajza në “Don Bosko”, ku katër nxënëse janë ndier keq nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes.

“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithasht  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Paraprakisht besohet se bëhet fjalë për gaz të lëngshëm ‘propan butan’ që përdoret kryesisht për sistemet e ngrohjes./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *