Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 23 të moshuarve pas vaksinës së Pfizer / BioNTech, autoritetet: S’ka lidhje të drejtpërdrejtë


Autoritetet shëndetësore në Norvegji të hënën thanë se nuk gjetën prova të një lidhjeje të drejtpërdrejtë midis vaksinës Pfizer / BioNTech dhe vdekjeve të të moshuarve.

“Bazuar në këto raporte nuk mund të përjashtojmë që reagimet e zakonshme anësore, të tilla si ethet dhe të përzierat, mund të kontribuojnë në një rrjedhë më serioze dhe rezultat fatal në disa pacientë të dobët me sëmundje të rënda themelore.” – tha Sigurd Hortemo, një mjek Agjencia Norvegjeze të Barnave.

Por autoritetet shëndetësore norvegjeze këshilluan një vlerësim në lidhje me ‘pacientët e dobët ose të sëmurë rëndë’, për të vendosur nëse përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore.

“Rastet e raportuara nuk kanë pasur ndikim në strategjinë norvegjeze të vaksinimit.” – shtoi gjithashtu një deklaratë me shkrim Agjencia Norvegjeze e Barnave.

Javën e kaluar, Agjencia Norvegjeze e Barnave njoftoi se të paktën 23 njerëz të moshuar që morën vaksinën Pfizer / BioNTech COVID-19 humbën jetën, duke thënë se 13 nga fatalitetet ndoshta ishin të lidhura me efektet anësore të vaksinës, të tilla si ethet dhe të përzierat.

Kjo ngriti alarme në të gjithë botën për efektet anësore të vaksinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *