Vendosni fjalën kyçe....

“Lejuan ngrohjen me kaldajë pa miratimin e ISHTI-t” – Dy persona nën hetim për rrjedhjen e gazit në shkollë


Procedohen penalisht dy persona pas incidentit që ndodhi në një shkollë private në Tiranë një ditë më parë, ku pati rrjedhje gazi.

Sipas “ABC News”, bëhet fjalë për drejtorin e shkollës si dhe një inxhinier.

Dy personat akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullave për lëndët djegëse plasëse dhe radioaktive.

Sipas një njoftimi të policisë, ata kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, por këtë e kanë bërë pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.

“Janë proceduar penalisht dy shtetas, si përgjegjës për helmimin e disa nxënësve në një shkollë jopublike në ‘Don Bosko’, pasi sipas uniformave blu, kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.

  • Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.

Ditën e djeshme gjashtë nxënëse përfunduan në urgjencë pas helmimit nga rrjedhja e gazit në shkollën “Albanian Qatar College”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *