Vendosni fjalën kyçe....

Manja bën thirrje për zbardhjen e 21 Janarit: Presim që drejtësia e re të japë frutet e para


Deputeti i Partisë Socialiste, Manja, ka deklaruar sot se ngjarja e 21 janari 2011 do duhet të zbardhet nga drejtësia e re.

Sipas tij, deri në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ajo do mbetet gur në qafën e demokracisë shqiptare duke e cilësuar atë si krikm shtetëror.

Ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ku shtoi se vetëm zbardhja e plotë e saj do bënte drejtësi për viktimat e familjarët e tyre.

“Derisa 21 janari ta zbardhet plotësisht, është një gur në qafën e demokracisë shqiptare. 21 Janari është një krim shtetëror dhe ka të bëjë me rivendosjen e një standardi kushtetues të shtetit me individin. Është në përgjegjësinë e shtetit të mbrojë të drejtat e njeriut. Në rastin e 21 janarit shteti jo vetëm ka dalë nga shinat e misionit që i ngarkon Kushtetuta, por ka dalë në krahun e kundërt. Në rastin e 21 janarit kemi katër qytetarë që u vranë para kryeministrisë me pushkët e shtetit.” – tha Manja.

Ai shtoi më tej se qeveria nuk zbardh vrasjet që ndodhin por krijon kushtet ligjore që kjo të ndodhë. Lidhur me 21 janarin Manja theksoi se shumica ka miratuar reformën në drejtësi dhe i takon kësaj të fundit që të bëë detyrën e saj.

“21 janari është çështje e drejtësisë. Ajo që na takon neve si mazhorancë është raporti jonë me drejtësinë. Në këto 8 vjet ne kemi ndërmarrë një nga reformat më të thella, ajo në drejtësi, dhe shpresojmë që drejtësia e re do duhet ta ketë në tryezën e saj të punës zbardhjen e 21 janarit. Kjo dosje do duhet të zbardhet, përtej faktit që familjarët e viktimave duan drejtësi, por është edhe çështje e standardit kushtetues në një demokraci. Ne e kemi bërë detyrën tonë aty ku i kemi kartonët dhe shpresojmë që drejtësia e re do fillojë të japë frutat e para dhe dosja e parë është e 21 janarit. Do vijojmë të mos heshtim për asnjë sekondë për të kërkuar drejtësi për viktimat. Vrasjet nuk i zbardh qeveria, ne krijojmë shtratin e nevojshëm për një drejtësi të pavarur. Dhe sprova e kësaj drejtësie që ne presim është 21 janari.” – shtoi Manja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *