Pesë persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda e Lushnja.
Për sa u përket rasteve të reja nga 3088 testime të kryera janë gjetur 678 persona të prekur nga koronavirusi i ri.
Në katër spitalet covid në Tiranë po kurohen 285 persona nga të cilët 24 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.