Vendosni fjalën kyçe....

Sondazhi në Euronews Albania: PS-ja fituese po të mbaheshin zgjedhjet sot, opozita edhe e bashkuar nuk e kalon shumicën


Një sondazh i Euronews Albania e nxjerrin fitues Partinë Socialiste nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot. Sondazhi është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë MRB dhe zbuloi se 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste.

28.2 për qind do të votonin Partinë Demokratike, 10.3 për qind Lëvizjen Socialiste për Integrim, 1.5 % PDIU-në, ndërsa 2.1% partitë e tjera.

Sondazhi tregon se një koalicion i të gjithave partive opozitare do të merrte 42.7% të votave, ndërsa Partia Socialiste do të fitonte 44% të votave. Kjo diferencë do ishte 1.3%.

Ndërsa votat e paidentifikuara ose që nuk e kanë vendosur, ose nuk duan të përgjigjen, është 16.1%.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *