Vendosni fjalën kyçe....

Tiffany, vajza e vogël e Donald Trumpit u fejua ditën e fundit të babait të saj në Shtëpinë e Bardhë


Vajza e vogël e Donald Trump, Tiffany, është fejuar në ditën e fundit të babait të saj në detyrë si president i SHBA-ve.

Ajo ka njoftuar të martën në rrjetet sociale, lajmin për fejesën e saj me të dashurin Michael Boulos.

“Ka qenë një nder për të festuar shumë momente historike, raste historike dhe për të krijuar kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asgjë nuk ka qenë më e veçantë se fejesa ime me të fejuarin tim të mahnitshëm Michael!” – shkroi 27-vjeçarja në rrjetet sociale ku ka publikuar një foto krah të fejuarit.

“Ndihem e bekuar dhe e emocionuar për kapitullin tjetër!“- shton ajo.

Boulos postoi të njëjtën foto, duke shkruar: “U fejova me dashurinë e jetës sime! Presim së bashku kapitullin tonë të ardhshëm”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tiffany Ariana Trump (@tiffanytrump)

Tiffany, është fëmija i vetëm që Trump ka me gruan e tij të dytë, aktoren Marla Maples.

Kjo e fundit bëri gjithashtu një postim në Instagram duke uruar çiftin: “Bekimet dhe dashuria e Zotit le të ndriçojnë gjithmonë rrugën tuaj. Të dua shumë, mami”.

Edhe vajza e madhe e ish-presidentit amerikan, Ivanka Trump, e ka uruar të motrën përmes një postimi: “Shumë e lumtur për ty dhe Michael! Të dua Tiff!”

Sipas revistës People, Michael Boulos është djali i një familjeje të pasur me biznese në Nigeri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *