Vendosni fjalën kyçe....

Mediet në Itali publikojnë skandalin: Mjekëve iu injektua ujë me kripë në vend të vaksinës anti-Covid


Mjekët në itali janë injektuar me ujë e kripë, në vend të vaksinës anti-Covid të Pfizer. Skandali është publikuar këtë të premte nga mediet italiane.

Siç shkruan Tg.com, incidenti ka ndodhur në spitalin Rovereto. Megjithatë, nuk dihet se cili prej mjekëve dhe infermierëve ka marrë ilaçin dhe kush ka marrë solucion fiziologjik (i përbërë nga ujë me kripë). Për këtë, profesionistët e shëndetit do të duhet t’i nënshtrohen një testi serologjik.

Sipas medieve italiane, në këtë incident mund të jenë përfshirë 5 ose 6 punonjës shëndetësorë. Sipas ladige.it, midis atyre që morën serumin fiziologjik në vend të vaksinës ishte një kirurg, të cilit iu desh të ndërpresë një operacion.

Kompania e kujdesit shëndetësor u detyrua të telefonojë të gjithë mjekët e vaksinuar në ditën specifike kur ndodhi ngjarja, (që janë me qindar) për t’iu nënshtruar testeve serologjike. Nëpërmjet testit, është e mundur të verifikohet me siguri se kush e ka marrë dozën e vaksinës dhe kush solucionin fiziologjik.

Gazetat lokale u përpoqën pa sukses të kontaktojnë kompaninë shëndetësore për më shumë informacion. Sipas Il Dolomiti, gabimi ndodhi më 15 janar. Por nuk është e qartë nëse kjo gjë është përsëritur në data të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *