Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr dëshminë prekëse të prindit: Nuk kisha mundësi t’i blija librat fëmijëve


Kryedemokrati Lulzim Basha, ka publikuar sot në “Facebook” videon e një prindi, i cili shprehet se ka hasur në vështirësi qoftë edhe për t’u blerë librat fëmijëve të tij.

Në video shfaqet dhe vajza e vogël, e cila nuk i mban dot lotët kur babai i saj flet për vështirësitë me të cilat janë hasur.

“Nuk kisha mundësi t’i blija librat e shkollës. I kërkova, i gjeta diku në vend tjetër dhe ia bleva pas 3-4 ditëve. Ishin trembur se të gjithë i kishin blerë, këto akoma, ose fletore, ose ndonjë laps. Më shumë i kam marrë dhe me listë dhe i paguaj çdo fund muaji dhe pothuajse po kështu vazhdoj.” – tregon zotëria në video.

Basha thotë se kostoja e jetesës ka ardhur duke u rritur nga dita në ditë prej 8 vitesh dhe ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të largohet.

 “Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.”- shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *