Kreu i Shtetit Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale thotë se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë në vend ndërsa të ardhurat publike më të ulëta.
Sipas Metës, taksat u vilen vetëm bizneseve që nuk janë të lidhura me qeverinë.
“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit. Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.
Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen. Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik! Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim. Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!”-shkruan Meta.