Një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i një mali në Vlorë çka ka sjellë edhe bllokimin e aksit Bashaj-Vermik.
Veç bllokimit të rrugës masivi ka dëmtuar edhe stan me bagëti.
Shkëputja e masivit shkëmbor ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ushtria për të hapur rrugën.