Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja – Arkitekti publikon foton: Minarja e Et’hem beut është dëmtuar. Reagimi i IKTK-së: Është silikon


Arkitekti Titi Seranaj ka denoncuar dëmtimin e minares së xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës.

Ai ka publikuar një foto ndërsa shpjegon se dëmtimi i saj ka ardhur si pasojë e punimeve që kryhen ngjitur me xhaminë.

Sipas Seranajt, ndërhyrja me mjetet e rënda për katër katet nëntokë në godinën ngjitur ka shkaktuar lëkundje të forta e kanë nxitur ulje të terrenit duke çuar në dëmtimin e minares.

Pretendimi i Seranajt është hedhur poshtë nga drejtoresha e e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Në një deklaratë, Arta Dollani ka pohuar se nuk bëhet fjalë për ndëtimin e minares por pamjet e publikuara janë mbetje silikoni nga çatia mbrojtëse.

Reagimi i Seranajt

“Dëmtohet seriozisht minarja e xhamisë së Et’hem Beut në qendrën e Tiranës. -Megjithse prej shumë kohësh i është nënshtruar procesit të restaurimit, në projekt nuk është i pasqyruar detai për ndërhyrje në këtë pjesë, pra dëmtimi është i kohëve të fundit.(shih fotot e projektit).

-Nuk është as pasoj e lëkundjeve të tërmetit të një viti më parë.Nëse do të qe kështu do të ishin marr masa të menjëhershme sepse dëmtimi është shumë serioz dhe kërkon ndërhyrje emergjente.

-E gjitha është pasojë e punimeve që janë kryer dhe po kryhen tek zona historike ngjitur me Sahatin e Tiranës dhe xhamisë së Et’hem Beut..

-Ndërhyrja me mjetet e rënda për realizimin e katër kateve nëntokë me pilota kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, njëkohësisht dhe ndryshimet e ngarkesave për shkak të rëndesave të mëdha të betonit kanë shkaktuar ulje dhe për pasojë kanë dëmtuar minarenë.

Ky është shkaku!

-Ja përse zona historike nuk duhej të reduktohej, për t’iu hapur rrugë në këtë mënyrë ndërtimit të kullave shumëkatëshe pranë monumenteve të kulturës..

-Ja përse reduktimi i zonës historike pa një raport tekniko -shkencor nga këshilli kombëtar i restaurimit, siç e përcakton ligji sjellë këto pasoja të pariparueshme.

-Dhënia e lejeve me firmë të Kryeministrit për të ndërtuar kulla me parat e mafies në zonat e mbrojtura shkatërron trashëgiminë dhe monumentet tona historike.

Ky është një krim i pafalshëm.Dikush duhet të mbaj përgjegjësi, dhe të ndëshkohet për këtë.Shënim: Xhamia e Et’hem Beut gëzon statusin “Monument Kulture kategoria e l. shpallur më 17 mars 1948.”

Reagimi i Dollanit

 “Nuk bëhet fjalë për krisje, por për mbetje silikoni nga çatia mbrojtëse. Restaurimi vazhdon edhe do të pastrohet në vijim.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *