Vendosni fjalën kyçe....

Duma s’ia lë mangët Veliajt, publikon gjyqin e fituar ndaj tij për shpifje: Asgjë s’do më ndalojë për të vërtetën


Ish-deputetja demokrate Duma i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj. Ky i fundit e hodhi në gjyq Dumën për shpifje lidhur me deklaratat e saj pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane.

Më herët ajo i kishte bërë thirrje prokurorisë që të hetojë Veliajn për pastrimin e parave të Ndranghetas italiane. para pak çastesh demokratja ka reaguar sërish duke e akuzuar Veliajn si buratinin e Edi Ramës.

Duma shkruan se asgjë nuk do e ndalojë atë apo PD-në për të thënë të vërtetën.

Ajo ka publikuar edhe gjyqin e fituar prej saj ndaj Veliajt për shpifje lidhur me denoncimet e bëra nga PD-ja për abuzimet e kryebashkiakut Veliaj me taksat e qytetarëve të Tiranës.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë! Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën!

Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill t’i japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.

Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve.” – shkruan Duma në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *