Vendosni fjalën kyçe....

Princi Harry tha se sulmi ndaj Kapitolit në SHBA është sulm ndaj demokracisë, kritikohet keq në rrjet


Princi Harry, Duka i Sussex, u tall keqazi në Twitter pasi dënoi kompanitë e mediave sociale për lejimin e organizimit të mbështetësve të Donald Trump që sulmuan Kapitolin në SHBA.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të zvogëluar këtë. Kishte një sulm të mirëfilltë ndaj demokracisë në Shtetet e Bashkuara, i organizuar në mediat sociale, e cila është një çështje e ekstremizmit të dhunshëm.” – tha Harry në një intervistë me Fast Company të premten, duke iu referuar sulmit të 6 Janarit ndaj Kapitolit.

Ai shtoi se ‘është e vështirë për mua të kuptoj se si vetë platformat dinë vetëm të marrin me padurim fitimin, por të shmangin përgjegjësinë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *