Vendosni fjalën kyçe....

“Reaksionet e forta alergjike ndaj vaksinës Moderna janë të rralla, s’raportohet për vdekje” – Autoritetet amerikane


Reaksionet alergjike kërcënuese për jetën ndaj vaksinës Moderna Covid-19 ndodhin ‘rrallë’, thanë Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pasi analizuan të dhënat nga miliona persona që kanë bërë vaksinën e parë.

CDC vlerësoi të dhënat e 4,041,396 njerëzve në të gjithë vendin që kanë marrë dozat e para të vaksinës Moderna midis 21 dhjetorit dhe 10 janarit.

Në përgjithësi, 1,266 njerëz (0,03 përqind) u raportuan se kishin një lloj reagimi ‘të pafavorshëm’.

Midis tyre, 10 patën një reaksion alergjik të fortë, kërcënues për jetën, i cili është 2.5 raste për milion doza të administruara, tha agjencia, duke cituar Sistemin e Raportimit të Ngjarjeve të Vaksinave. Ky grup përfshinte nëntë persona me një histori të dokumentuar të alergjisë dhe reaksioneve alergjike ndaj ilaçeve apo ushqimit.

“Midis tetë personave me informacion shtesë në dispozicion, të gjithë ishin rikuperuar ose kishin shkuar në shtëpi.” – tha CDC. Të gjitha 10 reaksionet e forta alergjike ishin te gratë.

Asnjë vdekje e lidhur me alergjinë nuk u raportua.

Disa njerëz kërkuan kujdes mjekësor pasi morën dozën e parë të vaksinës Moderna në Kaliforni në fillim të këtij muaji. Disa nga këto raste u raportuan nga media lokale si reagime alergjike.

Shteti për pak kohë ndaloi përdorimin e vaksinës, por më pas rifilloi përdorimin e saj pasi epidemiologia e lartë e Kalifornisë, Erica Pan, tha se zyrtarët shëndetësorë ‘nuk gjetën asnjë bazë shkencore për të vazhduar ndalimin’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *