Sot Gjykata Kushtetuese rinis zyrtarisht punën, pas gati 3 vitesh e bllokuar. Këtë të martë në orën 10:00 në këtë gjykatë do të zhvillohet seanca e parë pas pas gati 3 vitesh ndërprerje si pasojë e Vettingu-t.
Në rend dite është një kërkesë e Gjykatës së Tiranës me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.
Vetingu shkarkoi pjesën dërrmuese të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila mbeti vetëm me Vitore Tushën duke mos pasur kuorumin e nevojshëm për shqyrtimin e çështjeve.
Por tanimë gjyqtarët kushtetues kanë numrin e duhur (7 bashkë me Tushën që ishte) për të zbritur në arenën gjyqësore.
Janë 25 çështje të bëra gati, që do të shqyrtohen nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërsa 32 të tjera presin për mbledhjen e gjyqtarëve, mes të cilave është padia e shoqatës së bashkive, që kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.