Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e rasteve me Covid në javën e fundit, Meta: Duhet një plan i qartë, pandemia nuk ndalet me propagandë


Presidenti i vendit Ilir Meta shprehet i shqetësuar lidhur me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-10 gjatë javës së fundit.

Sipas Metës, nevojitet një plan sa më i qartë për menaxhimin e situatës Covid, që siç shprehet ai “nuk ndalet me propaganda”.

Presidenti thotë se duhen përmirësuar kushtet në spitale dhe të rriten masat mbrojtëse për mjekët dhe infermierët.

“Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga ‘Zëri i Amerikës’, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë. Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.

Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës. COVID-19 nuk ndalet me propagandë.

Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.”– shkruan Meta i cili ka publikuar edhe një grafik ku paraqiten shifrat e një jave të të infektuarve dhe viktimave nga pandemia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *