Vendosni fjalën kyçe....

Nëndrejtori i ISHP-së: Në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i koronavirusit


Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku thotë se situatën e koronavirusit në vend duhet ta marrim seriozisht dhe madje ka deklaruar se në vendin tonë po qarkullon një lloj i ri i virusit.

“Duhet të reflektojmë se më e keqja nuk ka kaluar dhe ndoshta jemi në ditët më të këqija të këtij Covidi. Është fillimi i një lufte të gjatë.”- ka deklaruar ai e ka bërë në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Euronews Albania“, ndërsa shtoi se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar saktësisht se nga vjen.

 “Nuk duhet t’ia lëmë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i.”– tha Ulqinaku. 

 “Është virus ndryshe, është koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë.”– tha nëndrejtori i ISHP-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *