Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili është kthyer në personazhin kryesor të cilit publiku dhe mediat iu kanë referuar gjatë një viti të pandemisë, është infektuar nga koronavirusi pak javë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës së “Pfizer”-it.
Pipero ka rezultuar pozitiv vetëm para disa ditësh dhe është rasti i parë i personave që kanë marrë vaksinën dhe rezultojnë të infektuar në vendin tonë.
Duke qenë se e ka marrë vaksinën para dy javësh, Pipero do të duhet të marrë dozën e dytë të vaksinës në fillim të shkurtit sikurse është planifikuar, mirëpo nëse vijon të rezultojë pozitiv deri më datë 1 shkurt ainuk do ta bëjë.
Kjo sepse është e ndaluar që një person që është i infektuar të bëjë vaksinën.
Në fakt, ekspertët e Shëndetësisë kanë paralajmëruar se edhe nëse e bën vaksinën, kjo nuk do të thotë se nuk do të infektohesh më nga koronavirusi, apo se nuk e transmeton atë. Thjesht vaksina ofron një mbrojtje më të lartë përballë simptomave të sëmundjes.