Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka denoncuar gjendjene shkollës ‘18 tetori’ në Kuçovë.
Ajo shkruan se edhe pse për të u shpenzuan 760 milionë lekë, ajo nuk ka sistem ngrohje, muret e brendshme kanë krijuar lagështi ndërsa në oborrin e shkollës kanë shpërthyer ujërat e zeza.
okshi theksoi se propaganda e fasadave ka lënë fëmijët mes të ftohtit e lagështirës.
“Propaganda e fasadave me ngjyra në shkolla, lë fëmijët në #Kucovë mes të ftohtit e lagështisë!
760 mln lekë u shpenzuan për shkollën “18 Tetori” në Kucovë. Në inagurim, mori pjesë edhe deputetja Felaj, që e shiti si një ndër punët më të mira të bashkëpunëtorëve të saj partiakë.
Por për fat të keq, vetëm fasada e ngjyrave dhe propaganda nuk mjafton. Temperaturat e ulta të janarit e kanë bërë të vështirë mësimin në këtë shkollë.
- Nuk ka sistem ngrohje. Nxënësit detyrohen të sigurojnë privatisht ngrohës portativë, por automati nuk e mban ngarkesën.
- Muret kanë krijuar lagështi për shkak të abuzimit me fondet dhe cilësisë së dobët të punimeve.
- Në oborrin e shkollës kanë shpërthyer edhe ujrat e zeza duke krijuar një mjedis të rënduar e të rrezikshëm për fëmijët.
Ankesat e shumta të prindërve e fëmijëve vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.” – shkruan Vokshi në Facebook.