Prokuroria ka mbyllur hetimet lidhur me ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji në lokalin ‘AA’ në Laç në maj të vitit 2020.
Sipas organit të akuzës, vrasësi është Eduard Lamaj ndërsa dyshohet se shkak për këtë u bë prishja e pazareve të drogës. Lamaj mbeti vetë i plagosur pasi Lika u kundërpërgjigj me armë.
Prokuroria thotë se provat më të forta që vërtetojnë përfshirjen e Lamajt në ngjarje janë pamjet filmmike, dëshmia e prova e ADN-së që janë marrë nga gjurmët e gjakut që u gjetën në vendngjarje.
Lamaj ka deklaruar se ka pasur konflikte të forta me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë.