885 persona janë ndëshkuar 24 orët e fundit në vend për maskën e lëvizjet pas orës 22:00.
Sipas policisë 874 persona janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë pasi janë kapur duke lëvizur pa maskë. 9 prej tyre janë shoqëruar fillimisht në polici pasi nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit.
Një subjekt është ndëshkuar me 1 milion lekë pasi është kapur duke e ushtruar veprimtarinë në shkelje të protokollit të sigurisë, sipas policisë.
10 qytetarë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë pasi janë kapur duke lëvizur në rrugë pas orës 22:00 pa arsye të domosdoshme.