Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ka paditur në SPAK paraardhësin e tij, Xhelal Mziu.
Socialisti e akuzon demokratin për një leje të dhënë për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.
Mziu është caktuar drejtues politik i PD-së në qarkun Dibër për zgjedhjet e 25 prillit.
Suli u zgjodh kryebashkiak i Kamzës në votimet e 30 qershorit 2020, të cilat u bojkotuan nga opozita jashtëparlamentare.