Vendosni fjalën kyçe....

Balla mer stafetën pas Ramës: Banda kriminale italiane s’ka investuar asnjë qindarkë në Shqipëri


Pas trajtimit të hollësishëm që i bëri dje kryeministri Rama përgjimeve të antimafias italiane lidhur me Ndranghetën, sot e ka marrë stafetën numri dy i PS-së, Balla.

Ky i fundit deklaroi me përgjegjësi se banda kriminale në fjalë nuk ka investuar asnjë qindarkë në vendin tonë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ai tha se i duket qesharake që për çështje në fjalë flitet ende.

“Duket tërësisht qesharake që vazhdon të diskutohet për këtë çështje. Meqenëse bëhet fjalë për një dosje hetimore, ku konkluzionet janë mëse të qarta për këdo. Kjo bandë kriminale, pjesë e një grupi të caktuari mafioz, nuk ka investuar asnjë qindarkë në Shqipëri.” – tha Balla.

Ai sulmoi më tej kreun e opozitës Basha, duke thënë se një nga emrat që del në përgjime është mik i Bashës. Balla shtoi se ish-eurodeputeti italian Lorenzo Cesa, është anëtar i PPE-së e mik i Bashës dhe ky i fundit duhet të përgjigjet për të para se të akuzojë kryebashkiakun Veliaj.

“Nëse një person i papërgjegjshëm si Basha që ngre gishtin kundër kryebashkiakut Tiranë, apo qeverisë, minimalisht dueht të japë përgjigje për dy elementë për një akuzë shumë herë më të madhe ndaj tij. Politikani i dyshuar nga prokuroria, ndaj të cilit është bërë dhe kontroll në banesë, Lorenzo Cesa, ish-eurodeputet i djathtë, anëtar i PPE, parti simotër i PD është mik i Bashës. Meqenëse ky polikan italian është dukshëm në ato përgjime, që kërkon kontakte politike, madje ka folur edhe për në vende të tjera, në Gjermani, dhe nuk di të kenë akuzuar një politikan gjerman në Gjermani. Ky është mik i Bashës, me të drejtë kam thënë ore pyesni këtë. Ky ka qenë kritikues i kahershëm i qeverisë aktuale, mazhorancës e PS. Ka mbajtur gjithmonë krahun e Bashës.” – shtoi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *