Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Kamerun, shkrumbohen 53 persona pas përplasjes së autobusit me autobotin e naftës


Një përplasje e tmerrshme midis një autobusi dhe një kamioni të mbushur me karburant në Kamerunin perëndimor ka lënë të vdekur 53 persona, pasi një zjarr i madh përfshiu të dy automjetet.

Një zyrtar lokal tha se autobusi me 70 vende u përfshi në një përplasje kokë më kokë me kamionin rreth orës 03.30 të mëngjesit në një vend të quajtur ‘Shkëmbi i Dschang’, në Kamerunin perëndimor.

“Të vdekurit janë djegur të gjithë dhe nuk ka asnjë mundësi të identifikohen”, tha Aëa Fonka Augustine, guvernatori i Rajonit Perëndimor. Së bashku me numrin tronditës të vdekjeve, 29 persona gjithashtu pësuan djegie të rënda.

“Një përplasje midis kamionit dhe autobusit shkaktoi zjarr të pakontrollueshëm që shkatërroi kamionin, autobusin dhe banorët e tij”, shtoi ai.

Augustine tha se mjegulla mund të ketë qenë një shkak i aksidentit dhe hetimi i hershëm zbuloi se kamioni kishte një ‘problem me frenimin’.

Guvernatori shtoi se kamioni po transportonte ilegalisht karburant dhe se shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *