Vendosni fjalën kyçe....

Pa surpriza, sondazhi i Report TV e nxjerr fituese Partinë Socialiste (Tabela)


Sondazhi i Report TV duket se nuk prodhoi surpriza duke qëndruar në një linjë me qeverinë e cila edhe pas 8 vitesh në pushtet duket se nuk shënon rënie.

Ky sondazh e nxjerr fitues Partinë Socialiste dhe dukshëm larg nga PD-ja dhe LSI-së.

Nëse shqiptarët do të thirreshin sot për të votuar Partia Socialiste do të dilte forcë e parë politike. Nga sondazhi i zhvilluar 48-52% deklarojnë votën e tyre por Qeverisë.

Partia Demokratike duket se do marrë 31-35% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim është në kuotat e 4-8%.

Ndërkohë që përqindje të rëndësishme ka edhe PDIU e cila nëse zgjedhjet do bëheshin sot do të merrte 2-4%.

Surpriza e madhe e këtij sondazhi sipas Report TV është partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim, e cila radhitet e pesta në rang kombëtar me 1-3%.

Të dhënat e sondazhit publikuar nga Report TV


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *