Vendosni fjalën kyçe....

Gjuzi e nis seancën plenare me ankesa: Kemi 6 javë që presim, kur do e bëjmë interpelancën me Ramën


Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare ku priten të diskutohen disa akte te rëndësishme normative si dhe ndryshimet në buxhet.

Seanca ka nisur me disa vërejtje nga Kujtim Gjuzi, për shkak të mos realizimit të interpelancave me kryeministrin Edi Rama, të kërkuara prej javësh nga disa deputetë.

“Jemi 8 deputetë që kërkojmë prej 6 javësh të vijë kryeministri në interpelancë, shkelen nenet 89, 90 91, të rregullores së Kuvendit.

Më e pakta të delegonte tek zv kryeministri apo të tjerët të vijë dikush të japë sqarime për katër pyetjet që kanë të bëjnë me policinë e shtetit, trazirat apo protestat pas 8 dhjetorit që u vra i riu Klodian Rasha, në këtë koncept kur ju do na jepni mundësinë të bëjmë interpelance me kryeministrin Rama? Pse nuk përfshihet në rendin e ditës, faleminderit zoti kryetar.”– u shpreh Gjuzi.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj duke thënë se interpelancat do të mbahen sipas radhës.

“I nderuar qofsh zoti deputet janë 4-5 interpelanca,që kanë shënimet përkatëse, e do ndjekin rrugën qysh të hënën do jetë seanca e parë e do vazhdojnë interpelancat.”– tha Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *