Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Të mundësohet vota me postë e emigrantëve, në SHBA funksionoi më së miri


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha ditën e sotme se KQZ-ja duhet të mundësojë votimin e shqiptarëve që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, numri dy i PS-së tha se kjo mund të realizohet me postë ashtu siç ndodhi në SHBA ku funksionoi më së miri.

Balla ironizoi duke thënë se nuk e kupton se PD-ja është kundër votës së emigrantëve shqiptarë.

“Dua të rinënvizoj shkaqet sa herë që kemi folur për kuadrin zgjedhor në Shqipëri, lidhur me votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut. Është detyrim i KQZ-së tashmë të respektojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, për vënien e mundësisë së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit për të votuar.

Mundësia është aty, vota me postë edhe në Shtetet e Bashkuara funksionoi më së miri dhe në Kosovë në 14 shkurt funksionon më së miri. Unë nuk gjej arsye se përse ju demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun në krye nuk pranoni që vota e shqiptarëve jashtë territorit të mundësohet.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *