Ambasadorja amerikane në Tiranë ka takuar ministren e Drejtësisë, Gjonaj.
Kim shkruan në Twitter se reforma në drejtësi po ecën përpara dhe kështu duhet të vazhdojë.
Në takim, siç sqaron vetë ambasadorja, është biseduar edhe për bërjen funksionale të Gjykatës së Lartë.
“U takova me Ministren e Drejtësisë Edilda Gjonaj për të rishikuar arritjet e vitit të kaluar dhe për të diskutuar përparësitë për vitin 2021, duke përfshirë kuorumin në Gjykatën e Lartë dhe gjykata më të pastra. Reforma në Drejtësia po ecën përpara – hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara.” – shkruan Kim.