Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në spitalin e Covid në Bukuresht, humbin jetën katër persona


Përfshihet nga flakët një spital ku trajtohen të sëmurët me Covid-19 në Bukuresht, në Rumani. Si pasojë e flakëve kanë humbur jetën të paktën katër persona dhe ky është zjarri i dytë vdekjeprurës në një spital në vend në më pak se tre muaj.

Raed Arafat, sekretari shtetëror i Ministrisë së Brendshme, tha se tre pacientë u gjetën të vdekur në spitalin Matei Bals dhe një i katërt vdiq pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

60 njerëz u transferuan në ndërtesa të tjera të Institutit Matei Bals dhe 44 të tjerë në spitale të tjera në kryeqytet, sipas Ministrit të Brendshëm Lucian Bode.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Vlad Voiculescu tha se asnjë nga pacientët e evakuuar nuk kishte pësuar djegie.

Rferl shkruan se zjarri shpërtheu në katin përdhes në një nga ndërtesat e spitalit, rreth orës 5 të mëngjesit.

Sipas zjarrfikësve, në ndërtesë ishin rreth 200 persona në kohën e zjarrit, shkaku i të cilëve nuk dihej ende.

Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura që trajton pacientët COVID-19 në Rumani.

Ndërtesa ku shpërtheu zjarri u ndërtua në vitin 1953 dhe ishte rinovuar plotësisht. Menaxheri i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive, Streinu Cercel.

Ai tha se pacientët atje kishin infeksione mesatare deri serioze COVID-19 dhe shumica po përdornin oksigjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *