Vendosni fjalën kyçe....

Virusi britanik shkakton viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut


Varianti britanik i koronavirusit ka shkaktuar viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut.

Siç bën me dije, ‘Tetova Sot’ pacienti i cili ishte i infektuar me këtë variant të koronavirusit që ka pësuar mutacione, kishte rezultuar pozitiv më 4 janar dhe ka ndërruar jetë para disa ditëve.

Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë shënuar tre raste me variantin britanik të virusit. Njëri prej tyre, që ndodhet në moshën 46 vjeçare tashmë është shëruar.

Ndërkohë në Shqipëri, mjekët kanë lajmëruar se kanë vënë re një lloj të virusit që ka pësuar mutacione, por nuk kanë konfirmuar nëse është i variantit britanik apo ndonjë variant tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *