Bashkia e Divjakës ka urdhëruar sot mbylljen e të gjitha tregjeve për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Qytetarët këshillohen gjithashtu që të zbatojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve për mbrojtjen nga koronavirusi.
“Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë.
Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Këshillojmë të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Të respektojmë jetën tonë dhe të atyre që na rrethojnë.
Faleminderit”- thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të kësaj bashkie në Facebook.