Sekretari i Përgjithshëm, i PS-së Taulant Balla ka kërkuar likujdimin total të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Madje Balla ka implikuar edhe PD-në në postimin në rrjetet sociale duke thënë se ishin këta të fundit që në 2017 kërkonin asgjësimin e LSI-së.
Balla zotohet se do të “çojë realisht për skrap LSI-në”.
“Zgjedhjet dhe vota janë ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 23 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhtuan mandatet që u kish dhëne popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këta soj politikanësh që tradhtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund tu besohet më vota. Luli dhe Monika, Iliri dhe Saliu janë të gatshëm t’ju tradhtojnë përsëri. Demokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës. Dhe mos harroni se Luli gënjeu kur u zotua se do ta çonte shpk-në e Ilir Metës për skrap. Është koha që ta çojmë realisht për skrap LSI-në dhe këta soj politikanësh. Vijojmë takimet në çdo cep të Elbasanit”-shkruan Balla në rrjetet sociale.