Një autobus që transportonte mësues nga Havana për në provincën e Granma të Kubës, ra nga një urë pranë bashkisë së Guines.
Momentalisht raportohen 10 viktima, por bilanci mund të përkeqësohet më tej pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo u raportua nga agjencia kubane e lajmeve ACN.
Autoritetet po punojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar pse shoferi humbi kontrollin e automjetit.