Mijëra danezë kanë protestuar në Danimarkë kundër masave kufizuese të qeverisë ndaj Covid-19. Ata dolën në rrugët e disa qyteteve duke marshuar me pishtarë ndezur.
Protesta e zjarrtë u organizua brenda natës në Aarhus, qyteti i dytë më i madh në Danimarkë. Marshimi u organizua nga një grup, që quan veten ‘Burrat me të Zeza’, të cilët kundërshtojnë masat anti-koronavirus të vendit.
Shumë protestues u paraqitën në marshim me pishtarë të ndezur. Të paktën një person u arrestua gjatë protestës, ndërsa disa të tjerë u mbajtën për pak kohë nga policia për t’u pyetur dhe për të bëtë biseda ‘edukative’.
Disa banderola të mëdha u shfaqën në marshim, të cilat kritikonin ashpër politikat e qeverisë anti-koronavirus. Danimarka kohët e fundit ka ashpërsuar kufizimet e saj anti-koronavirus, duke ulur kufirin e tubimeve në pesë persona. Vendet e argëtimit, si dhe restorantet dhe baret, mbeten të mbyllura në të gjithë vendin.