Vendosni fjalën kyçe....

Oboti nën ujë, 5-vjeçarja e sëmurë transportohet me varkë për në spital


Një 5-vjeçare është transportuar me varkë për në spital për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë Obotin, në Shkodër.

Sipas televizionit “News 24”, vogëlushja është transportuar me varkë deri në rrugën kryesore. Kjo për shkak se rruga në Obot është e pamundur të kalohet qoftë dhe me mjetet e ushtrisë për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Vogëlushja ka simptoma të diarresë, të vjella dhe dhimbja barku dhe paraprakisht dyshohet mos është helmuar, por vetëm pas ekzaminimit të mjekëve do mund të konfirmohet nëse është kjo shkaku apo jo.

5-vjeçarja kishte qenë e sëmurë që prej mbrëmjes së shkuar, por nuk kishte qenë e mundur transportimi i saj për ne spital për shkak të stuhisë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, që një fëmijë transportohet me varkë për në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *