Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim vijon replikën me Ramën: Listat nuk duhen pastruar se ia u kërkojnë diplomatët por sepse ia u kërkon ligji


Mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim kanë vijuar replikat në distancë lidhur me pastrimin e listave të deputetëve nga personat me të shkuar kriminale.

Në orët e para të mëngjesit Ambasadorja Kim ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të Kryeministrit Rama, duke thënë se listat nuk duhen pastruar se e thonë ambasadorët por sepse e kërkon ligji por edhe si shenjë respekti ndaj votuesit.

Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse SHBA e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”-shkruan ambasadorja e SHBA-ve në Tëitter.

Ndërsa Rama ditën e djeshme tha se nuk kishte nevojë që listat pa të inkriminuar tia kujtonte Ambasadorja por këtë gjë ai e bën se zbaton ligjin, ndërsa shtoi se nuk i kërkohet partive të mbajë përgjegjësi apo kryetarit kur kandidatët gënjejnë për të shkuarën e tyre.

Unë s’kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time, kam shumë respekt për ambasadoren është në të drejtën e vet të thotë atë që mendon por kjo përgjigje s’është për të, është për ju, mos pa nxirrni përpara ambasadoren amerikane qe thënë këtë e atë, s’ka nevojë të ma kujtojë asnjë koordinator në PE , e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit e popullit shqiptar.

Nuk e kuptoj dot akoma, 30 vjet pasi e kem i zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale para ligjit t’i kërkohet partive politike e kryetarit të mbajnë përgjegjësi pse njëri apo tjetri del se ka gënjyer, se kuptoj ca duhet të bëj unë e një parti politike në Shqipëri, si të penetrojë nëpër zgafellat e dokumenteve që bota i ka të mbyllura, se s’ka në Evropë një ligj si ky?”-deklaroi Rama

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *