Vendosni fjalën kyçe....

Ish-krerët e UÇK-së dalin sërish para gjykatës së Hagës, 3 ditë para zgjedhjeve në Kosovë


Gjykata Speciale në Hagë do mbajë seancën e radhës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin më datën 11 shkurt.

Seanca do të fillojë në orën 11:00 të paradites, ku prej muajsh tashmë ish-krerët e UÇK ndodhen në paraburgim në Hagë.

Ish-veprimtarët e luftës së UÇK-së dhe më pas politikanë të rëndësishëm të Kosovës akuzohet për një sërë veprash penale.

Ndërkohë, seanca do zhvillohet 3 ditë para zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *