Vendosni fjalën kyçe....

Arben Frroku kërkesë GJKKO-së: Më llogarisni vitet e paraburgimit


I akuzuari për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, Arben Frroku i ka bërë sot një kërkesë Gjykatës së Posaçme.

Ai i kërkon GJKKO-së t’i llogarisë edhe kohën e paraburgimit, që ka qëndruar në Greqi, kur u arrestua në vitin 2013.

Sipas televizionit “News 24”, kërkesa e Frrokut po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.

Kujtojmë se Arben Frroku është dënuar nga ish-Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por ky dënim iu konvertua me 18 vite burg në Holandë. Ai akuzohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj më 24 Shkurt 2013.

Shteti holandez e ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Arben Frrokut drejt Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *