Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim krah Ramës e Veliajt në nisjen e punimeve për Piramidën


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të punimeve për “rijetëzimin” e Piramidës, që do të kryhen nga një kompani holandeze.

Madje ambasadorja mbajti edhe një fjalim, ku tha se pret që Piramida e Tiranës të kthehet për popullin shqiptar nga një simbol i së kaluarës së errët në inkubatorin e të ardhmes së ndritur të Shqipërisë.

“Historia është një gjë kureshtare. Ne shpesh flasim për rrjedhën e historisë sikur ngjarjet të kenë një jetë dhe vullnet të tyre dhe njerëzit të mbarten në rrjedhën e saj.

Në anën tjetër ne flasim për historinë në krijim e siper që nënkupton një krijues dhe historia në krijim e sipër është ajo që na bashkon sot.

Siç e dimë të gjithë Piramida e Tiranës është hapur në vitin 1988 si muzeu Enver Hoxha, një festim cinik i diktaturës. Dhe si vetë diktatori, dukej sikur kjo godinë dukej t’u thoshte qytetarëve se njerëzit janë subjekte pasive të një historie brutale në të cilën një kishin asnjë rol.

Siç shqiptarët treguan në vitin 1991 dhe siç e tregojnë e dhe sot, në fakt ata e kishin një rol. Populli shpalli se historia e Shqipërisë është duke u bërë dhe ata janë krijuesi i historisë.

Pres me kënaqësi të shoh këtë partneritet mes historisë dhe biznesit, që kjo piramidë të shndërrohet nga një simbol të kaluarës së errët në një inkubator për të ardhmen e ndritur të popullit të Shqipërisë, në një të ardhme ku më të mirët e më të shkëlqyerit e Shqipërisë të mësojnë dhe të bëhen krijuesit e historisë së tyre. Faleminderit dhe ju uroj suksese!”, tha Kim gjatë fjalës së saj.

Pas ambasadores Kim, fjalën e mori kryeministri Edi Rama i cili e ka konsideruar projektin për Piramidën, më të vështirin.

Dalja sot publike në krahë të Ramës e zonjës Kim vjen pas dy zhvillimeve të rëndësishme: mesazhit të amerikanëve për moskandidim të personazheve të inkriminuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe tryezës së djeshme në Presidencë, ku për herë të parë pas shumë kohësh Rama, Basha, Meta dhe amerikanët ishin ulur bashkë.

Zyra e Presidencës deklaroi se kjo tryezë u organizua për të pritur Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA-ve në Europë./ Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *