Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Pas vitit 2013 indeksi i demokracisë është rritur, jemi në të njëjtën klasë me BE-në


Kryeministri Rama ka pohuar sot se indeksi i demokracisë në vend ka ardhur në rritje pas vitit 2013 duke arritur nivelin më të lartë.

Ai iu referua raportit të ‘The Economist’ duke theksuar se Shqipëria është futur tashmë në të njëjtën klasë me vendet e BE-së.

Kryeministri shtoi se kjo është për shkak të reformave të ndërmarra nga qeveria e drejtuar prej tij, duke përmendur reformën zgjedhore.

“Deri në 2013 trendi i vlerësimit të indeksit të demokracisë ka rënë ndjeshëm. Pas 2013-ës është rritur. Është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë të indeksit të demokracisë. Sjellë kalimin në një kategori tjetër. Jemi futur në të njëjtin klasë, me shtetet anëtare të BE-së. Vendet e tjera të rajonit renditen në kategorinë e regjimeve hibride. Shqipëria renditet në kategorinë e një demokracie të mirë. Kjo nuk është për të bërë garë dhe të themi se jemi më të mirë se ata. Duke qenë se vijmë nga më poshtë, vlerësimi i indeksit na bën që të kemi rritje. Në një kohë që shumë vende të tjera kanë përkeqësim gjatë pandemisë. Akoma më e bukur për të bërë një vlerësim me ndihmën e një arbitri objektiv siç është ‘The Economist’ dhe për të bërë kontrastit mes mjegullës që krijohet nga tymi dhe nga balta, vlerësohet qeveria për reformat demokratizuese, dhe reforma elektorale, ajo reformë aq shumë e mallkuar nga disa palë vendas apo të huaj, konsiderohet si një prej arsyeve të kësaj rritje demokracie.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *