Vendosni fjalën kyçe....

Rama për borxhin publik të Shqipërisë: Edhe Japonia e ka 200%, po kjo s’e pengon


Kryeministri Rama deklaroi se sipas raportit të Standard and Poor’s, ekonomia shqiptare ka ecur mirë dhe do rritet në vijim.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, në qendër të të cilit ishte ekonomia, kreu i qeverisë tha se në vend kur flitet për kreditë e borxhet e qeverisë, kjo bëhet në mënyrë banale, duke sjellë si shembull Japoninë.

Ai tha se vendi aziatik e ka borxhin publik 200% por kjo nuk e pengon që të ketë një nga ekonomitë më të forta në botë. Sipas kreut të qeverisë, borxhi ka lidhje me atë sesa një vend është në gjendje ta financojë.

“Kemi një lajm paralelisht me këtë që flet për ekonominë. Askush të mos mendojë se kur unë flas për arritjet në ekonominë nuk po iu them lumturohuni dhe duartrokisni. Jam më i pakënaquri ndër të gjithë ju, sepse besoj se potenciali është aty. Institucionet ndërkombëtare vlerësimet i bëjnë në bazë shifrash e faktesh dhe jo emocionesh. Dhe raporti i sapodalë i Standard and Poor’s konfirmon vlerësimin aktual, qëndrueshmëri B+; dhe perspektivën e qëndrueshme që nuk ndodh me vende të tjera. Kanë humbur pozicion në vende të caktuara. Këtë vit ekonomia do të rritet me 4.5% me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër, ne jemi ende më optimist se kaq por kjo është temë tjetër.  Standard and Pors thekson se qeveria arritur të marrë kredi për të konsoliduar hendekun fiskal. Kur flitet për borxhe dhe kredi, flitet më mënyrën më banale të mundshme. E para e dëmshme dhe e dyta e kollajshme. Në fakt jo. Çështja e një vendi është sa e ka borxhin por sa fuqi ka ta financojë. Japonia e ka 200% borxhin, por kjo nuk e pengon. Përpjekjet e qeverisë ndihmojnë për të konsoliduar ekonominë në vitet e ardhshme.” – tha Rama gjatë fjalës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *