Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvulluar një takim gjatë vizitës zyrtare në Tiranë me Kryeparlamentarin Turk, Mustafa Sentop.
Basha i ka shprehur mirënjohje atij për Turqinë dhe Erdogan për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë në përballimin e pandemisë dhe tërmetit.
“Pata kënaqësinë të mirëpres sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop.
Shpreha mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.
Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj.
Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë”-shkruan Basha.